KPK hap dëgjim publik në draftimin e Rregullores për prokurorë të shtetit
BKT
Lajme

KPK hap dëgjim publik në draftimin e Rregullores për prokurorë të shtetit

Muharrem Miftari/RTKlive

Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton opinionin publik se ka hapur dëgjim publik lidhur me Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftimit përfundimtar të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, andaj me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit deri më datën 10 qershor 2022.


MË SHUME NGA Lajme