Sot nis ‘Java e Albanologjisë’
Kulturë

Sot nis ‘Java e Albanologjisë’

Besiana Mulaj/RTK

Konferenca shkencore, tashmë tradicionale, “Java e Albanologjisë” ka filluar sot në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Në edicionin e sivjetmë të  kësaj jave pritet të marrin pjesë rreth 90 studiues të shkencave albanologjike, ndërsa pritet të promovohen 30 botimeve nga pesë degët e institutit.

Për herë të 13 me radhë ka filluar "Java e Albanologjisë", e organizuar nga Instituti i Albanologjisë. Kësaj here, kjo konferencë filloi me promovimin e 30 botimeve nga pesë degët e institutit dhe me sesionin e gjuhësisë.

 “Sot i vazhdon punimet edhe sesioni i gjuhësisë, ku këtë vit shënojmë edhe jubileun e 40- të me radhë të revistës ‘Gjuha Shqipe’, kumtesat janë kryesisht kontribute rreth kësaj reviste, rolit të saj, kontributeve nga studiuesit e tjerë të qendrave albanologjike, por edhe me çështje  të tjera që lidhen me shqipen standarde”, tha Naim Berisha, albanolog.

Ndërsa Faton Krasniqi, albanolog,  tha se në çdo botim të revistës trajtohen tema të rëndësishme, e njëra ndër to është edhe gjuha e përdorur në portalet informative.

“Kjo dukuri është duke ndikuar negativisht, sepse sot më shumë lexojmë portale, sesa që lexojnë libra ose që lexojnë revistën “Gjuha shqipe” që i kushtohet enkas kulturës së gjuhës  dhe kështu aty ka shumë oscilacione, është një gjuhë që nuk e meriton që të publikohet”, deklaroi Krasniqi, albanolog.

Java e albanologjisë do të mbahet deri më 10 qershor, ku do të diskutohen tema të ndryshme dhe do të publikohen punime të reja shkencore për fushën e letërsisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë. Pjesëmarrëse janë të gjitha institutet albanologjike të vendit dhe ato të rajonit.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa