Skema pensionale, ballafaqohen pushtet- opozitë
BKT
Lajme

Skema pensionale, ballafaqohen pushtet- opozitë

Ahmet Maholli/RTK

Në kohën kur po mbahej protesta e veteranëve të UÇK-së, kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt për të përcaktuar rendin e ditës për seancën e 16 qershorit.

E, derisa në seancën e  radhës do të diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, lidhur me këtë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila,  tha se koalicioni nuk do ta mbështesë këtë nismë të opozitës.

“Përkundrejt se dëshirojmë të gjithë që të ketë më shumë të hyra për qytetarët e Republikës, marrja nga e ardhmja për të financuar të sotmen apo për ta mbuluar një hapësirë, një deficit të sotëm, nuk konsiderohet, nuk e bën zgjidhjen”, deklaroi Kusari- Lila.

Për ndryshim- plotësimin për skemat  pensionale foli edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ne jemi duke folur për të gjithë ata që kanë qenë në punë para luftës dha ka njerëz që për një ditë a për një javë nuk kanë mundur me arritur 15 vjetshin dhe padrejtësisht janë larguar nga skema pensionale”, tha Tahiri.

Tahiri shpreson se të gjitha grupet parlamentare do ta mbështesin këtë nismë legjislative në seancën e  radhës, pasi, sipas tij, kjo nismë është legjitime.


MË SHUME NGA Lajme