Murati: Ligji për pagën minimale nuk i diskriminon veteranët
BKT
Foto: Valjeta Shala/ RTK
Lajme

Murati: Ligji për pagën minimale nuk i diskriminon veteranët

Valjeta Shala/ RTK

(E plotësuar ora 11: 50) Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,  ka folur edhe për pagën minimale.

Ai ka thënë se ligji për pagën minimale nuk ka të bëjë me veteranët dhe nuk ka të bëj me diskriminim siç thuhet.

“Pra ai diskriminim ka ndodh ne vitin 2017 kur është fshirë  neni 18 ku këtë kategori e shkëput nga ligji i pagave. Ne çfarë kemi dorëzuar është një projektligj për pagën minimale qe t’i ndihmojnë sektorit privat dhe publik që paga neto të rritet dhe të hiqet tatimi për 250 euro të para”, tha ai.

Kurse për tërheqjen e mjeteve të trustit, ai tha se në vitin 2021 ka shkaktuar barrë buxhetore.  “Kjo mund të ndodh edhe tani që planifikimet e viteve tjera në vend që t’i shfrytëzojë për rritje të pensioneve ne duhet të paguajmë borxhin për tërheqjen e mjeteve të trustit. Kërkojmë qe të kemi mirëkuptimin që të bëjmë reformat pensionale”, tha ai.

Murati: Vit sfidues por jemi munduar në përmirësimin e mirëqenies sociale

Naser Mekolli /RTKlive

(E plotësuar ora 11: 25) Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Ka qenë vit i vështirë dhe sfidues por si qeveri jemi munduar të angazhohemi ne përmirësimin e mirëqenies sociale sikurse edhe marrja e masave te ndryshme sikurse pakot financiare dhe masat tjera për mbështetje.

Murati foli edhe për mbështetjen për familjet që kanë humbur anëtar nga Covid-19, skemat sociale dhe për pensionistët si dhe mbështetjen për gratë lehona dhe fëmijët. 

“Vazhdojmë mbështetjen për familjarët që kanë humbur dike në familje nga Covid-19, mbështetja ka qenë me 10 mijë euro ... Për këto kategori kemi pasur rritje 30 për qind për skema sociale. Tek pensioniste kemi bërë rritjen 11% për rritje bazike. Kemi shpërndarë kuponë ushqimor për mbi 10 mijë familje ku kanë përfituar nga 60 euro. Janë shpërnda 300 mijë shujta ... ”, ka thënë pos tjerash Murati.

Ministri Murati tha gjithashtu se, kanë ndihmuar edhe shumë kategoritë e tjera sociale, studentët, pensionistët si dhe për gratë lehona dhe fëmijët.

Ai përmendi edhe mbështetjen e qeverisë për punëtorë, ku tha se kanë përfitua 300 mijë punëtorë, si dhe rritjen e subvencioneve për 60 për qind për bujqit.

Ministri Murati raporton për masat në fushën e mirëqenies sociale

Afet BELA/ RTKlive

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të martën do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë raportim të ministrit  të  Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, lidhur me masat e veçanta  dhe aktivitetet e Ministrisë  në fushën e mirëqenies sociale;

Raportimi fillon në ora 10:00.


MË SHUME NGA Lajme