Blinken fton Gërvallën në “Summit of the Americas” në SHBA
BKT
Lajme

Blinken fton Gërvallën në “Summit of the Americas” në SHBA

Besart Galica /RTK

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të SHBA-së.

Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, ka ftuar zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, në samitin që mbahet në Los Angeles të SHBA-së.

Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.

Në margjinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme