Nis panairi i librit në Prishtinë
Foto:RTK
Kulturë

Nis panairi i librit në Prishtinë

Shqipe Gashi/RTKlive

Pas dy vjetësh, është hapur edicioni i 22-të i Panairit të Librit në ambientet e Pallatit të Rinisë, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në panair do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë.

Nga panairi i librit drejtpërdrejtë në emisionin Info – Plus, në RTK, ishte gazetarja Lumira Kelmendi që kishte të ftuar ne intervistë kryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, i cili dha hollësi se si po ecën panairi dhe si po pritet ai nga qytetarët pas dy vjetëve pauzë.

Zeneli u shpreh i kënaqur me rrjedhën e panairit dhe i lumtur që, pas dy vjetësh, po mbahet prapë kjo ngjarje kulturore.

“Realisht ndonjëherë njeri i vlerëson gjërat pasi që t’i humbet, ne e humbëm për dy vite panairin e librit dhe kësisoj e kuptuam edhe më shumë se çfarë vlere ka panairi i librit. Këtë radhë është shpalosur puna 3 vjeçare. Ka mijëra tituj të rinj, që prezantohen këtu për gjashtë ditë, sa do të zgjasë panairi dhe përshtypja e parë është jashtëzakonisht e mirë. Shumë njerëz na thanë që shumë u kishte munguar panairi dhe kjo të bën që ta harrosh edhe lodhjen e madhe që e kemi pasur këto ditë”, ka thënë Edon Zeneli, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa