Miratohet programi “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”
BKT
Foto: RTK
Lajme

Miratohet programi “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”

Emine Hoti / RTKlive

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen elektronike ka shqyrtuar dhe miratuar propozim-vendimin mbi Programin “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”.

"Kabineti qeveritar miratoi vendimin për rekomandimin e presidentes Vjosa Osmani për autorizimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike", thuhet në komunikatën për media.


MË SHUME NGA Lajme