Latifi: Kam një platformë të detajuar për kujdesin parësor shëndetësor
Besjana Mulaj /RTK
(E plotësuar) Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot po mbanë mbledhje ku po raportohet , për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit.
Ministri i shëndetësisë Rifat Latifi sot po raporton para komisioni parlamentar për shëndetësi. Pika kryesore e rendit të ditës është raportimi i tij para komisionit dhe shqetësimet e fundit në vend, sa i përket shëndetësisë.
Nga tryezat e mëparshme të komisionit është vlerësuar se sektori parësor shëndetësor dhe mjeku familjar duhet të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale.
Një nga pyetjet e para të deputeteve në këtë raportim ishte, se në cilin proces të zhvillimit është sistemi informative shëndetësor, sepse SISH është një nga parakushtet e funksionalizimit te sigurimeve shëndetësore.
Ministri Latifi tha se, çështja më e rëndësishme në shëndetësi eshtë kujdesi parësor, andaj edhe ministria do të kushtojë vëmendjen e plotë ndaj këtij sektori. “Kam një platformë të detajuar për kujdesin parësor të cilin do ta prezantoj në ditët ne vijim”, tha ministri.
Latifi paralajmëron masa për keqpërdoruesit me programe të trajtimit mjekësor
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit para Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka pohuar se organet e drejtësisë do të merren me rastet e keqpërdorimeve të Fondit të Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
“Nëse ka keqpërdorime, organet përgjegjëse duhet të merren me të. Bordi i fondit do të ketë ndryshime serioze, nëse dikush e ka thyer ligjin dhe do të ketë pasoja. Unë jam tmerruar, kur kam shkuar te fondi e në oborr janë dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve për t'i dërguar jashtë vendit", ka thënë ai.























