Nesër mbahet koncerti "Thirrje për paqe"
RTKlive
Të shtunën në orën 20 :20, RTK përkujton dhe bën thirrje për paqen në gala-koncertin e lirisë në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Gala koncerti “Thirrje për Paqe” mbahet në nderim të përvjetorit të 23-të lirisë tonë, dedikuar paqes në Ukrainë, organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe me Komunën e Prishtinës.
Në “Thirrje për Paqe”, do të performojnë live shumë artistë të njohur që me këngët e tyre shkruajtën historinë dhe mbajtën gjallë shpresën për liri, duke rikthyer në kujtesë vitet e 90-ta.
Të përcjellur nga orkestra e RTK-së do të performojnë live Adelina Ismaili, Ilir Shaqiri, Sinan Vllasaliu, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Mentor Haziri, Parakoha , Jericho, Teuta Kurti, Florent Abrashi, Hija e Jetës etj.
Të shtunën në orën 20 :20, RTK përkujton dhe bën thirrje për paqen në gala-koncertin e lirisë në Prishtinë.























