Ministrja Artane Rizvanolli, sonte në intervistë në RTK1
BKT
Foto: Visar Krasniqi
Lajme

Ministrja Artane Rizvanolli, sonte në intervistë në RTK1

RTKlive

Sonte në orën 21:15 në emisionin “RTKPrime” që transmetohet në RTK1, mund ta ndiqni intervistën me Artane Rizvanollin, ministre e Ekonomisë.

Ministrja Rizvanolli në këtë intervistë, do flasë për shumë tema që lidhen me dikasterin e saj. 

Përballë gazetarit Visar Krasniqi, ministrja Rizvanolli do të japë përgjigje për planet e Qeverisë, në lidhje me diversifikimin e sektorit të energjisë.

Në këtë intervistë, ministrja do të shpjegojë edhe atë se çfarë do të ndodhë me termocentralet, nëse do të mbesin edhe më tej në funksion apo e kundërta. 

Tema të tjera që do të trajtohen janë edhe energjia e pastër, mbrojtja e konsumatorëve, draft-Strategjinë për Energjinë 2022-2031 etj.


MË SHUME NGA Lajme