AKK, Imeri: Rritja e çmimit të naftës e imponuar nga tregu botëror
BKT
Lajme

AKK, Imeri: Rritja e çmimit të naftës e imponuar nga tregu botëror

Muharrem Miftari/RTKLive

Rritja e çmimit të naftës, kohëve të fundit, ka arritur në nivele të larta, duke rritur edhe shqetësimin te qytetarët dhe jo vetëm.

Kështu, zyrtari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Sakip Imeri, në edicionin lajmeve të fundit, ka sqaruar se sikundër shumë produkte tjera edhe nafta, çmimi i saj në treg varet nga rrjedha e tregut në botë.

“Nëse kemi dallime në çmime në mes kompanive për produktin e njëjtë, ky është një sinjal  mirë se kompanitë nuk kanë koordinim mes tyre për fiksim të çmimeve. Por situata me ngritjen e çmimeve jo vetëm me produktin e naftës është  një situatë jo vetëm shqetësuese, sepse tani është një situatë jo e mirë, që nuk mund të parashikohet mirë në të ardhmen”, theksoi Imeri.

Tutje, ai ka sqaruar mandatin dhe rolin e AKK-së, i cili ka që të mbrojë konkurrencën e lirë, që do të thotë se ky institucion vepron kur cenohet ose shtrembërohet konkurrenca në treg. “Pra nuk e ka rolin e rregullatorit të çmimeve në Kosovë për asnjë produkt”, shtoi ai.

“Rregullator specifik të çmimeve ka vetëm për kompanitë që ofrojnë shërbime me të cilat ka monopol natyror si psh energjia elektrike, uji. Ndërsa për çmimet e përgjithshme vendosen vetëm në bazë të ofertës dhe kërkesës në treg”, deklaroi më tej ai.

Më tej ai theksoi se çmimi i naftës i shtohet pjesa e doganës, akciza, TVSH-ja, etj.

“Sa dimë ne asnjë nga kompanitë tona të naftës nuk kanë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me prodhues të naftës dhe kjo ndikon në çmimin e naftës dhe të produkteve tjera”, deklaroi më tutje Imeri.

Ai pos tjerash theksoi se Qeveria mund të ndërhyjë në masë të subvencioneve, ndryshe ndikon në çrregullimin e konkurrencës në treg.


MË SHUME NGA Lajme