" Parada e Krenarisë" promovoi të drejtat e komunitetit LGBTIQ+
BKT
Foto: Valjete Shala/ RTK
Lajme

" Parada e Krenarisë" promovoi të drejtat e komunitetit LGBTIQ+

Valjete Shala/ RTK

Naser Mekolli /RTKlive

 

 

(E plotësuar) Për vitin e gjashtë me radhë, këtë të enjte në Prishtinë u mbajtë “Parada e Krenarisë”, që ka për synim promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se ka dalur për të mbështetur këtë aktivitet pasi:” të drejtat e grupit LGBTIQ+ janë të drejta të njeriut”.  

Në këtë organizim morën pjesë ambasadorë nga kori diplomatik në  Kosovë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,  kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ish-presidentja Atifete Jahjaga,  ministra, deputëtë e shumë  personalitete  të njohura të jetës publike në Kosovë.  

Pjesëtarët e komunitetit LGBTI+, bashkë edhe me mysafirë e përkrahës, marshuan nga sheshi Skënderbeu deri te katedralja “Nënë Terezë” e u kthyen më pas për te Pallati i Rinisë, ku u performua nga grupe muzikore të ndryshme, për nder të kësaj dite.

Java e Krenarisë ka filluar më 6 qershor dhe u mbyll sot me këtë paradë.

(E plotësuar) Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe ekipi i BE-së në Kosovë iu bashkuan sot institucioneve vendase të Prishtinës, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe korit diplomatik, në Paradën e Krenarisë të organizuar nga disa organizata të shoqërisë civile.

Slogani i sivjetshëm i Javës së Krenarisë në Kosovë është: “Edhe n’shtet, edhe n’familje”, dhe bën thirrje për respektimin, pranimin dhe përfshirjen e personave LGBTIQ si në jetën publike edhe në atë private.

“Kjo është Padarada e gjashtë e Krenarisë e organizuar në Kosovë. Kjo dërgon një porosi shumë pozitive për anëtarët e komunitetit LGBTIQ në Kosovë dhe më gjerë. Jam krenar që po i bashkohem paradës përkrah anëtarëve të komunitetit LGBTIQ, aktivistëve të të drejtave të njeriut, institucioneve të Kosovës si dhe korit diplomatik”, tha Szunyog,  thuhet në një njoftim të Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ndërsa organizimi vjetor dhe i pandërprerë i paradave të krenarisë në Kosovë shënon qartazi përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe diversitetit, nuk duhet të harrojmë se anëtarët e komunitetit LGBTIQ ende përballen me diskriminim, si në Kosovë edhe në BE, dhe se ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të siguruar trajtim të barabartë të personave LGBTI”, njofton Zyra e BE-së.

Ambasadori Szunyog lavdëroi aktivistët e të drejtave të njeriut dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë të Kosovës për të gjithë punën e mirë që e kanë bërë deri më tani në promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ dhe theksoi se barra e kësaj pune nuk mund të bartet vetëm nga disa, por duhet të bëhet edhe nga opinioni i gjerë dhe vendimmarrësit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Dëshiroj të theksoj se diskriminimi për shkak të orientimit seksual është i ndaluar me legjislacionin e BE-së dhe me ligjet e Kosovës dhe kjo na ofron hapësirë të mjaftueshme për të ndihmuar në çrrënjosjen e tij”, tha Szunyog.

Parada e Krenarisë është pjesë e aktiviteteve të Javës së Krenarisë. Si kontribut në programin e javës, ambasadori Szunyog do të organizojë sot një pritje për OJQ-të kryesore dhe aktorët ndërkombëtarë që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTIQ në Kosovë.

Mbahet parada e krenarisë e komunitetit LGBTIQ+

Pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIQ+ po marshojnë sot nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet, edhe në familje”.

Tubimi për Paradën e Krenarisë ka nisur në orën 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

I pranishëm është edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Pak para nisjes së "Paradës së Krenarisë", ambasadori Hovenier, theksoi se të drejtat e peronave të komunitetit  LGBTQI+ janë të drejta të njeriut dhe si te tilla duhet të respektohen.

Pamje nga tubimi për Paradën e Krenarisë e cila ka filluar në orën 11:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në orën 12:00 ka filluar ecja drejt Katedrales, dhe do të përfundojë tek platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Me sloganin "Edhe në shtet, edhe në familje", nga e hëna ka nisur "Java e Krenarisë 2022" në Kosovë.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ambasadori i BE-së, Gjermanisësi dhe deputetë të disa subjekteve politike.

Open photo


MË SHUME NGA Lajme