12:19 / 09.06.2022
Kosova-Irlanda Veriore, formacioni i mundshëm i ‘Dardanëve’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Irlandën Veriore, sfidë kjo që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ dhe irlandezët do ballafaqohen në kuadër të xhiros së tretë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë në duel me Irlandën Veriore hynë pas humbjes nga Greqia (0-1), dhe në duelin e sontem skuadra opsion të vetëm e ka fitoren
“Kosovan Footy” ka publikuar formacionin e mundshëm të Kombëtares sonë për ndeshjen e sotme:
Formacioni i mundshëm: Ujkani, L.Kastrati, Rrahmani, M.Kryeziu, Kololli, V.Berisha, Muslija, Dresheviq, Sahiti, Zeneli, Rashica.
Ndeshja Kosova-Irlanda Veriore nis në orën 20:45.























