Specialja i vazhdon masën e paraburgimit Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit
BKT
Lajme

Specialja i vazhdon masën e paraburgimit Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

RTK

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit,Kadri Veseli dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Vendimi është marrë më 26 maj, teksa është publikuar sot. Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor.

Ndërkaq, Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim nga nëntori 2020. Ata akuzohen për kinse krime lufte, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.


MË SHUME NGA Lajme