Aksion i policisë në Jarinje, konfiskohen 4 mijë fishekë
BKT
Lajme

Aksion i policisë në Jarinje, konfiskohen 4 mijë fishekë

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministri Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar 4 mijë fishekë në pikën kufitare në Jarinje, ku është arrestuar një shtetas serb.

Sveçla në një postim në Facebook, ka sqarua se ishte një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.

“Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, ka shkruar ministri Sveçla.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Lajme