15:26 / 09.06.2022
Van Gaal: De Jong vlen më shumë së 100 milionë euro
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal mendon se Frenkie de Jong, i cili është i lidhur me transferimin tek ‘Djajtë e Kuq’ vlen më shumë së 100 milionë euro.
De Jong është objektiv i klubit nga ‘Old Traffordi’. Mesfushori holandez aktualisht është pjesë e Barcelonës, por sipas medieve të huaja, United synon ta blejë 27 vjeçarin gjatë kësaj verë.
“Frenkie de Jong, i cili është i lidhur me transferimin tek Manchester United vlen më shumë së 100 milionë euro”, ka thënë Van Gaal.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag është i etur për ta pasur holandezin në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, De Jong është duke u monitoruar edhe nga klubi i madh italian, Juventus.























