Bashkëpunimi mes Kosovës dhe EULEX-it do të vazhdojë, deklaron Wigemark
BKT
EULEX Kosova
Lajme

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe EULEX-it do të vazhdojë, deklaron Wigemark

RTKlive

Shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, deklaroi sot se bashkëpunimi mes Kosovës dhe EULEX-it do të vazhdojë në forcimin e demokracisë dhe fuqizimit të rendit dhe ligjit.

Këto deklarata Wigemark, i bëri në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në PPSM (CSDP) për Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar të EULEX-it, e cila  zbarkoi përkohësisht në Kosovë në muajin mars 2022.

Përkrahje për sundim të ligjit ofroi edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte  i pranishëm edhe kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti. Ai vlerësoi partneritetin me aleatët ndërkombëtar të Kosovës në fushën e sigurisë, derisa theksoi se janë të vendosur në ngritjen profesionale të Policisë së Kosovës, luftimit të krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar të EULEX-it përbëhet prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë nga Portugalia, Franca dhe Italia, transmeton RTKlive.com. 

 Ajo zbarkoi në Kosovë  në muajin mars të këtij viti, duke iu përgjigjur nevojës së EULEX-it për të pasur forca shtesë në terren, në mënyrë që Misioni të jetë në gjendje t’i mbështesë më mirë homologët e tij kosovarë nëse kjo kërkohet  për të krijuar një  ambient  të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.


MË SHUME NGA Lajme