Sot u mbushën 23 vjet nga `Marrëveshja e Kumanovës`
BKT
Foto: nato.int
Lajme

Sot u mbushën 23 vjet nga `Marrëveshja e Kumanovës`

Jeton Musliu / RTKlive

Sot  shënohet 23 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes që i dha fund bombardimeve të NATO-s  Republikën Federale të atëhershme të Jugosllavisë.

Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës ndërmjet KFOR-it dhe qeverisë së RFJ-së së atëhershme dhe Serbisë, u nënshkrua në aeroportin ushtarak afër qytetit të Kumanovës.

Kjo ndodhi  pas 78 ditësh bombardime të NATO-s dhe pesë ditë negociatash mes Jugosllavisë (Serbisë)  së Sllobodan Millosheviqit dhe drejtuesve të NATO-s.

 Pas nënshkrimit, forcat jugosllave të ushtrisë dhe  sigurimit u tërhoqën nga Kosova.

Marrëveshja u nënshkrua nga gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviq, gjenerali i Ministrisë së Brendshme serbe, Obrad Stevanoviç dhe gjenerali britanik, në emër të NATO-s,  Michael Jackson.

Dispozitat e Marrëveshjes u inkorporuan në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u miratua një ditë më vonë.


MË SHUME NGA Lajme