Zhegrova njofton se do të mungojë në dy ndeshjet e Kosovës
BKT
Sport

Zhegrova njofton se do të mungojë në dy ndeshjet e Kosovës

Uran Krasniqi/RTKLive

Edon Zhegrova ka njoftuar se nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për Kosovën në dy ndeshjet e radhës të Nations League.

“Kam pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e radhës. Ndjehem keq për këtë, isha i emocionuar për këto ndeshje, por ky është futbolli. I uroj fitore bashkëlojtarëve në këto dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë përkrahësit për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Zhegrova në profilin e tij në Instagram.

Kosova fillimisht luan sonte ndaj Irlandës së Veriut dhe pastaj udhëton në Athinë për ndeshje me Greqinë.