KLGJ i çon Metës 2 emra të tjerë për dekretim
rtsh.al
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit Ilir Meta dekretimin e 2 emra të tjerë për t’u emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, atë të Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka 13 anëtarë dhe nëse dekretohen dy emrat e propozuar nga KLGJ, atëherë do të bëhet me 15 gjyqtarë nga 19 që ka gjithsej.
Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtarë të Gjykatës së Lartë duke e bërë atë me 13 gjyqtarë dhe plotësuar kuorumin për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara duke i siguruar të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin/ndryshimin e praktikës gjyqësore duke i rikthyer funksionet themelore gjykatës pas 5 vitesh në ngërç si pasojë e mungesës së gjyqtarëve për shkak të largimit nga vettingu.























