Komisioni për energjinë nuk miraton listën e dëshmitarëve për intervistim
Naser Mekolli /RTKlive
(E plotësuar) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, nuk ka arritur ta votoi listën e dëshmitareve që do të ftohen për intervistim.
Mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, ka vazhduar me përplasje në mes pozitës e opozitës dhe kjo ka bërë që të dështoi miratimi i listës së dëshmitareve që do të ftohen për intervistim.
Kryesues i këtij komisioni, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa pasi është merituar rendi i ditës dhe u aprovua proces verbali nga mbledhja e kaluar, tha se në intervistim do të thërrasin dëshmitarë të tri niveleve dhe se kjo listë nuk është përfundimtar, mund të plotësohet në ndonjë nga mbledhjet e ardhme.
Beqa pohoi se deri më tani ka një listë me rreth 700 emra, por ata do të hiqen ose të shtohen gjatë shqyrtimit të materialit. “Nuk kemi nevojë ti thërrasim të gjitha Bordet dhe anëtarët e saj, por i marrim përfaqësuesit e tyre dhe drejtorët”, tha Beqa.
Kurse nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), deputeti, Armend Muja tha se do të thirren të gjithë dëshmitarët relevantë, pa përmendur emra të përveçëm. Ai tha se tani është miratua një listë e cila është kthyer nga administrata e kuvendit. Muja tha se edhe ata kanë disa emra që nuk janë futë në listë, por ata do ti propozojnë më vonë.
Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se pranon listën e propozuar dhe insiston që të futet në listë Marin Berishaj, meqë ka mbetur jashtë liste, ai pranojë që lista të plotësohet në një nga mbledhjet e ardhme.
Ndërsa, deputetja e LDK-së, Rrezarta a Krasniqi propozoi që kësaj liste ti shtohen edhe drejtorët e KEK-ut, Adil Jonuzi dhe Fadil Sejdiu dhe Martin Berishaj.
Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se ka përsëritje të emrave në listë.
Deputeti i PDK-së Rashit Qalajsi, tha se është për atë që të pranohet lista e ofruar.
Kryesues i këtij komisioni, Hajdar Beqa, tha se në kordinim me Armend Mujen, nga lista janë hequr të akuzuarit nga Gjykata e Hagës të cilët nuk janë në Kosovë, por Muja kundërshtoi atë që tha Beqa, duke shtuar se nuk është dakordua që këta emra të hiqen nga lista e dëshmitarëve për intervistim.
Sot dihen dëshmitarët që do të intervistohen nga Komisioni për energjinë
A.Bela / RTKlive
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje, raporton RTKlive.
Në këtë mbledhje do të votohet lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.
Deri tani ka ky komision ka mbajtur disa mbledhje.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja. Deputeti Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga ky komision.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Kuvendi i Kosovës ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë që ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe që ishin 'mollë sherr" mes pozitës dhe opozitës.























