Endrit Krasniqi, futbollisti i radhës që largohet nga Prishtina
BKT
Sport

Endrit Krasniqi, futbollisti i radhës që largohet nga Prishtina

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Endrit Krasniqi është futbollisti i radhës që është larguar nga FC Prishtina.

Djali nga Malisheva, i cili ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor tek kryeqytetasit, tashmë nuk është më pjesë e Prishtinës.

Krasniqi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar ‘divorcin’ e skuadrën bardhekaltër.

Ai ka falënderuar gjithë klubin e Prishtinës dhe tifozët e kësaj skuadre për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë periudhës sa ka veshur fanellën e skuadrës më të madh në vendin tonë.

“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit. Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën. Prishtina dhe tifozët e veçantë “Plisat” do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi së shpejti në një ambient të ri…”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi shumë shpejtë pritet të bëhet më klub të ri.