Tetë raste të reja me COVID-19
Naser Mekolli /RTKlive.com
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës”, njofton MSH.
Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Bëhet e ditur se nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Deri më sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235. Në total numri i rasteve aktive është 46.
























