Scholz në Beograd: Dialogu të vazhdojë me hapa të vegjël
BKT
Foto: Aleksandar Vuçiq/ Facebook
Lajme

Scholz në Beograd: Dialogu të vazhdojë me hapa të vegjël

Anamari Repiq/Beograd

Sapo përfundoi konferenca me gazetarë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kancelari Scholz tha se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin  Evropian, por, bëri me dije ai, duhet të arrihen përparime më të mëdha.

Veç kësaj,  u bë e ditur se është folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Siç u tha, kancelari Scholz ka theksuar se duhet të bëhen hapa të vegjël që të arrihen rezultate më të mëdha.

Vuçiq tha se është hera e parë që ka dëgjuar kërkesën zyrtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.

“Di që  ekziston kapitulli 35 për procesin  për integrime evropiane, ku përmendet arritje të  një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por jo edhe njohje reciproke.”, theksoi ai.

E, në vazhdën e kësaj çështjeje, Vuçiq, duke theksuar se nuk bllokon dialogun, tha se është afër arritjes së marrëveshjeve për të pagjeturit dhe për energjinë.

Më tej u bë e njohur kërkesa e kancelarit Scholz ndaj Serbisë që t’i bashkohet BE-së dhe botës perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje Vuçiq sqaroi se Serbia ka lidhje tradicionale me Rusinë, pastaj është e lidhur edhe me çështjen e energjisë.


MË SHUME NGA Lajme