Bale refuzon Getafen
BKT
Sport

Bale refuzon Getafen

Uran Krasniqi/RTKLive

Sulmuesi i Uellsit, Gareth Bale ka përjashtuar kategorikisht një lëvizje te skuadra e LaLiga-s, Getafe. Ai ka theksuar se nuk do të nxitojë për një vendim për të ardhmen e tij.

"Unë nuk do të shkoj në Getafe, kjo është e sigurt. Shpresoj se mund të shijoj pushimet e mia dhe më pas të vendos se ku dua të jem dhe çfarë dua të bëj", ka thënë ai. 

Bale do të bëhet lojtar i lirë në fund të muajit kur i mbaron kontrata me Real Madridin, ku ka kaluar nëntë vitet e fundit. Një sërë klubesh në të gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfolur si opsione të mundshme ku Bale mund ta vazhdojë karrierën.