Ushtari anglez James Blunt, të cilin Kosova e bëri këngëtar të njohur
RTKlive
Këngëtari anglez James Blunt i cili në vitin në 1999 ishte ushtarë i Mbretërisë së Bashkuar që hynë në Kosovë, kishte realizuar një këngë e cila kishte të bënte me luftën e Kosovës.
Ai gjatë shërbimit në Kosovë, kishte performuar shumë shpesh për ushtarët e KFOR –it.
Blunt në atë kohë nuk ishte shumë i njohur për publikun si këngëtar, por pasi braktisi ushtrinë në vitin 2003, aktivisht iu kthye muzikës.
Kënga e inspiruar nga ngjarjet e luftës në Kosovë, “No bravery” u shkrua nga ai dhe Sasha Scharbek.
Këto janë fjalët hyrëse të këngës “Pa trimëri” të cilat ai i thotë në videon e regjistruar të këngës së tij:
“Unë jam togeri James Blunt, dhe kjo është pjesa e parë e ditarit tim përmes videos. Sot, ne vendosemi në Ballkan, Ne nuk e dimë për sa kohë dhe ne nuk e dimë ende se cila është detyra jonë, mirëpo unë do të xhiroj sa më shumë që mundem përmes kamerës”, thotë Blunt në videon hyrëse të cilën e kishte xhiruar gjatë zbarkimit të trupave angleze, ndër të parat trupa të NATO-së që u futën në Kosovë.
Teksti i këngës “No Bravery ” në shqip :
Këtu qëndrojnë fëmijë në këmbë
Me krahë të ngritur në qiell
Lotët u thahen në fytyrë
Ai ka qenë këtu
Vëllezër të shtrirë në varre të cekëta
Etër të humbur pa asnjë gjurmë
Një komb i verbër ndaj turpit të vet
Që kur ai ka qenë këtu
Dhe unë nuk shoh guxim
Nuk shoh më guxim në sytë e suaj
Vetëm pikëllim
Dhe unë nuk shoh guxim
Nuk shoh më guxim në sytë e suaj
Vetëm pikëllim
Vetëm pikëllim
Shtëpi të djegura e të pariparueshme
Era e vdekjes është në ajër
Një grua duke qarë në dëshpërim, thotë
“Ai ka qenë këtu”
Pëllumba ndriçojnë qiellin
Është radha e një familjeje tjetër për të vdekur
Një fëmijë që madje ka frikë të flas me zë të lartë thotë
“Ai ka qenë këtu”
Dhe unë nuk shoh guxim
Nuk shoh më guxim në sytë e juaj
Vetëm pikëllim
Dhe unë nuk shoh guxim
Nuk shoh më guxim në sytë e juaj
Vetëm pikëllim
Vetëm pikëllim
Këtu qëndrojnë fëmijë në këmbë
Me krahë të ngritur në qiell
Por askush nuk e bën pyetjen pse
Ai ka qenë këtu
Burra të moshuar gjunjëzohen për të pranuar fatin e tyre
Gratë e vajza të prera dhe të përdhunuara
Një gjeneratë e zhytur në urrejtje
Thotë, “Ai ka qenë këtu”
Dhe unë nuk shoh guxim
Nuk shoh më guxim në sytë e juaj
Vetëm pikëllim
Dhe unë nuk shoh guxim
Nuk shoh më guxim në sytë e juaj
Vetëm pikëllim
Vetëm pikëllim