Ndalohet kamioni, hidhen mjete piroteknike në drejtim të policisë në Zveçan
BKT
Foto: Polica e Kosovës
Lajme

Ndalohet kamioni, hidhen mjete piroteknike në drejtim të policisë në Zveçan

Naser Mekolli /RTKlive.com

Policia kufitare në rajonin e veriut, ndalon një kamion që transportonte dele pa dokumentacion përkatës.

“Mbrëmë, më 10.06.2022 rreth orës 22:15, patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit, ka vërejtur një kamion të cilin e ka ndaluar për kontroll. Kamioni drejtohej nga një mashkull kosovar, gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur 56 (pesëdhjetë e gjashtë) krerë dele. Drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve”, njofton zyra për informim e Policisë së Kosovës. 

Bëhet e ditur se, gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore.

“Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar. Kurse, kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes. Policia, pohon se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin e vendit.

 


MË SHUME NGA Lajme