Osmani: 23-vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë
BKT
Lajme

Osmani: 23-vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë

Naser Mekolli /RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu ka kujtuar 23 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

“23-vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë. Në kujtim të kësaj dite, përulemi para të gjithë atyre që ndihmuan dhe kontribuuan për lirinë tonë. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së nga njëra anë dhe paqeruajtësit e NATO-s nga ana tjetër, mundësuan realizimin e ëndrrës së brezave për liri e pavarësi”, ka thënë presidentja Osmani, njofton zyra për informim e Presidentës.

Tutje thuhet se kjo ditë do të kujtohet përherë, “duke nderuar të gjithë dëshmorët që ranë, duke e mirëmbajtur lirinë tonë dhe duke e forcuar Republikën çdo ditë e më shumë!”

Sot u mbushen 23 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.


MË SHUME NGA Lajme