16:16 / 11.06.2022
Real Madrid afron francezin e Monacos
Uran Krasniqi/RTKLive
Real Madrid ka nënshkruar me mesfushorin francez Aurelien Tchouameni.
Real Madridi erdhi deri te Tchouameni pasi nuk ia doli të nënshkruajë me sulmuesin e Paris St-Germain dhe të Francës, Kylian Mbappe.
Real Madrid për Tchouameni fitoi një garë me klubet e mëdha Liverpool, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, të cilat gjithashtu ishin të interesuara për shërbimet e francezit.
Tchouameni në sezonin e fundit bëri tridhjetë e pesë paraqitje në Ligue 1 për Monacon, duke kontribuuar me tre gola dhe dy asistime.























