Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Samitin e Demokracisë, në Danimarkë
BKT
Lajme

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Samitin e Demokracisë, në Danimarkë

Muharrem Miftari/RTKlive

Përveç paqes nëpër botë bëhet thirrje e vazhdueshme edhe për afirmim të demokracisë.

Kjo thirrje u bë në Samitin e Demokracisë, që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Aty po merr pjesë edhe një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga anëtarë të Forumit për Transparencë Parlamentare.

Personalitete të shumta botërore i janë adresuar këtij samiti, përfshirë ish-presidenti amerikan Barak Obama (Barack Obama), i cili bëri thirrje për një aktivizim më të madh në mbrojtje dhe afirmim të vlerave të demokracisë në botë.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mori pjesë me ftesë dhe mbështetje të Institutit Demokratik Kombëtar dhe zhvilloi takime me delegacione të parlamenteve të tjera, ku mori pjesë në aktivitete të përbashkëta me tematikë: Transparenca Parlamentare.


MË SHUME NGA Lajme