23:07 / 11.06.2022
FSK pjesëmarrëse në EFES 2022
Muharrem Miftari/RTKlive
Për sigurinë dhe paqen në Kosovë tashmë kujdesen edhe pjesëtarët e FSK, të cilët po shërbejnë në kuadër të Ushtrisë së Kosovës.
Një pjesë e tyre këto ditë po marrin pjesë në stërvitjen EFES 2022, në Turqi.
Në këtë stërvitje po marrin pjesë 37 vende aleate dhe partnere të NATO-s, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqednoninë e Veriut, që po zhvillojnë aftësitë ushtarake për të vepruar së bashku.
EFES 2022 është një nga stërvitjet më të mësha të organizuara nga Forcat e Armatosura turke.























