Cech nuk sheh gjasa që Courtois ta fitojë "Topin e Artë"
BKT
Sport

Cech nuk sheh gjasa që Courtois ta fitojë "Topin e Artë"

Uran Krasniqi/RTKLive

Thibaut Courtois nuk ka gjasa të fitojë "Topin e Artë", sipas Petr Cech.

"Ai ishte padyshim një lojtar kyç për ekipin e tij, sepse ai bëri pritje jetike dhe të rëndësishme në ndeshjen me Liverpool, dhe sigurisht, pa pritjet e tij, ata (Real Madrid v.j.) do të kishin humbur,” tha Cech, duke shtuar se kur vjen puna te "Topi i Artë" portierët gjithmonë humbasin nga golashënuesit. 

Ai ka thënë se edhe më herët Gianluigi Buffon e Iker Casillas kanë pasur nivel të lartë, por që nuk kanë arritur ta marrin "Topin e Artë".