Rrëfimi i minatorit për grevën e 1989: Të gjallë, s`donim të dilnim (Video)
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Rrëfimi i minatorit për grevën e 1989: Të gjallë, s`donim të dilnim (Video)

Jeton Musliu / RTKlive

(e plotësuar Ora: 18:40) Avdi Ukaj është njëri prej(mbi 1.300 minatorëve, që më 20 shkurt 1989, hynë në grevë.

Greva e tyre ishte për të kundërshtuar  regjimin serb të Slobodan Millosheviqit i cili me dhunë kishte bërë ndryshimet kushtetuese.

Ai tregon se si qëndruan për 8 ditë e 8 netë në minierë, duke rrezikuar shëndetin e jetën, në mbrojtje të idealeve.

“Kishte njeri që humbte vetëdijen  dhe e lusnin të dilte jashtë e nuk dilte”, kujton Ukaj, ngjarjen e asaj kohe.

Në rrëfim për RTK-në, ish minatori Ukaj tregon edhe një episod të rëndë në familjen e tij.

“Më thanë se vajza jote e ka frymën e fundit. Iu ka thënë varret e fshatit i dini ku janë, hallall vajzës sime, por unë nga këtu nuk dal”, u shpreh ai.

Për më shumë, rrëfimin e veçantë, të këtij minatori, në kuadër të manifestimeve të RTK-së për Ditën e Çlirimit, mund ta ndiqni në videon më poshtë.  

Osmani e Kurti kërkojnë drejtësi për viktimat e krimeve serbe

KSP

(E plotësuar, ora 13:55)  Manifestimi Qendror për shënimin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, u shënua te Treni Muze “Nga Eksodi në Liri”, në Ballcë të Hanit të Elezit, prej ku mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë nga Kosova.

Nga aty krerët shtetëror thanë se rruga e Kosovës është drejtë integrimit euro-atlantik, derisa shprehën përkushtimin për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

I gjithi ky manifestim u organizuar nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila tha se Bllaca 23 vite më parë ishte strehë dhe shpresë për popullin e Kosovës, pasi vetëm disa hapa ishin larg nga ndenja e sigurisë në tokën e shtetit fqinj.

E para e shtetit të Kosovës deklaroi se nuk do të rreshtin duke kërkuar drejtësi për gratë e dhunuara e të zhdukurit, ndërsa theksoi se Evropa rilind me një Kosovë të integruar në familjen e BE-së.

Presidentja theksoi se liberalizimi i Kosovës duhet të ndodh sa më parë, kështu duke e bërë vendin pjesë të strukturave euro-atlantike.

“Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi për gratë e dhunuara, për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për të gjitha viktimat civile. Do t’i mbajmë gjallë rrëfimet për të gjitha ata që kontribuuan e sakrifikuan që ranë për liri dhe fati i të cilëve mbetet peng akoma për ta ruajtur kujtesën, por orientimin do ta kemi përpara sepse jemi popull që shikon dhe ecën nga e ardhmja gjithnjë duke e kuptuar që paqja nuk është e mundur pa drejtësi...Sot Evropa rilind në një Kosovë të integruar në familjen e BE-së, ky synim i yni nuk duhet të mbetet peng ndaj liberalizimi i vizave duhet të ndodh sa më parë e Kosova të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike, aty ku e ka vendin. Kosova ka bërë hapa përmbajtësor drejtë të ardhmes së saj euro-atlantike, duke qenë një shtet i dominuar nga rinia, përpjekja jonë e vazhdueshme është që Kosovën ta shndërrojmë në vend ku ata e krijojnë dhe kanë perspektiven e tyre, këtë po e bëjmë çdo ditë, potenciali i rinisë kosovare është i jashtëzakonshëm, andaj atyre duhet t’u jepet dhe t’u krijohet mundësia”, theksoi Osmani-Sadriu.

Presidentja Osmani-Sadriu deklaroi se më 12 qershor 1999 erdhi liria, morën fund shtypja e vrasjet dhe zuri thellë krijimi i shtetit më të ri në botë.

“Shteti i Kosovës është projekti më i rëndësishëm i yni i ndërtuar mbi sakrifica të mëdha, por edhe projekti më i rëndësishëm i politikës amerikane-evropiane, si dhe i të gjithë atyre që u vunë krah nesh, krah lirisë e demokracisë. Sot jemi këtu jo për të mbetur pengë të historisë por për ta kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, për t’i kujtuar gratë dhe burrat e UÇK-së dhe gratë dhe burrat e Aleancës Veri-Atlantike, të cilët e bënë të mundshme realizimin e ëndrrës shekullore për liri e shtet. Jemi këtu për të shikuar përpara dhe për të kujtuar figurat emblametike për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Do ta kujtojmë përherë përpjekjen diplomatike të urtë dhe këmbëngulëse të presidentit historik, Ibrahim Rugova për Kosovën shtet, do të jetojmë gjithnjë për heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jashari me familje të cilët u bënë gurthemel të lirisë sonë“, tha ajo.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se në çdo 12 qershor kujtohet lufta dhe përjetimet për të mbrojtur tokën dhe shtëpinë tonë.

Sipas tij, 23 vite më parë në Bllaca qindra e mijëra shqiptar kaluan ditë e natë duke shpresuar se shpëtimi i tyre gjendej përtej kufijve.

 “23 vite rrugëtim për të arritur lirinë që e kemi ëndërruar gjithmonë, 23 vite kur aeroplanëve të NATO-së mbi Kosovë iu është bashkangjitur këmbësoria e NATO-së në Kosovë, teksa largonte forcat e Serbisë dhe takonte ushtarët e UÇK-së dhe refugjatët civil, e kjo e fundit është aq shumë e dhimbshme sa që ndjenjë e papërshkrueshme për shumë prej nesh që jetojmë sot këtu pikërisht në Bllacë, në vendin ku qindra mijëra shqiptarë ku kanë kaluar ditë dhe nate të tëra nëpër tenda në baltë, diell dhe shi duke shpresuar që shpëtimi gjendet përtej kufijve, qindra mijëra bashkatdhetarë kanë kaluar net të tëra pa gjumë pikërisht në këtë pjesë të zemëruar dhe të indinjuar për dëbimin e tyre të dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe të rraskapitur e të dërmuar nga ndjenja e lodhjes fizike dhe shpirtërore,” ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se po punojnë fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjës të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë.

Por theksoi se në data si kjo e sotmja duhet të shënojmë përpjekje të re me kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euro-atlantik.

“Jemi duke punuar fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjëse të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë mbi ne. Prandaj në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë e duke kujtuar luftën ta ruajmë paqen, ta shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e këtij vendi, të brezit tonë e të gjeneratave që vijnë, pjesëmarrjen sa më të ndershme të shumicës së shoqërisë sonë duhet që sa herë që mbërrin kjo datë ta shënojmë një përpjekje të re në programin socio-ekonomik dhe një kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euroatlantik në këtë mënyrë duhet ta festojmë ditën e Çlirimit të Kosovës duke deklaruar përpjekjet e reja në kuadrin e realizimit të projektit ku na vendos çlirimi ynë” ka thënë Kurti.

Një nga refugjatet e luftës së Kosovës, Sherife Luta, fotografia e të cilës në kohën e luftës ishte bërë imazh në shumë gazeta ndërkombëtare, tha se të flas për atë që ndodhi para 23 viteve është rrëfimi më i dhimbshëm i saj.

Derisa ndau disa nga momente që kishte kaluar atë kohë, ajo tha se këtu në Bllacë u bë protagoniste e mediave botërore përmes një fotografie që ishte dëshmi e sakrificës së një refugjateje që regjimi serb e përzuri nga shtëpia.

“Këtu unë u bëra protagoniste mediave botërore ku njëra nga fotografët e shkrepën foton teksa mbaja në duar vajzën time si një dëshmi e sakrificës të një refugjateje të cilën regjimi gjenocid serb e përzuri nga shtëpia. Nga shtëpia e cila e gjetëm gjithë të djegur kur u kthyem në muajin gusht, të vitit 1999 kure dhe i dhamë fund qëndrimit si refugjatë në Maqedoninë e Veriut. 23 vjet pas kësaj ngjarje më duke se kemi lindur vajza ime Besa do ta kujtoj sa të jetë gjallë këtë pjesë të dhimbshme të historisë së saj.,,,.Jemi krenar dhe të lumtur që po jetojmë në shtetin tonë për të cilin u derdh shumë gjatë ranë shumë dëshmor e viktima civile për Kosovën nuk është e mjaftueshme asgjë unë jam e lumtur që familjen time kemi filluar jetën duke bërë një shtëpi të re”, u shpreh ajo.

Në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier.

Ky manifestim qendror për shënimin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga regjimi serb vazhdoi me program artistik nga ansambli “Zanat”.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

 

Krasniqi: 23 vjet më parë, iu dha fund robërisë së popullit tonë

N. Mekolli /RTKlive

(E plotësuar, ora 12:41) Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi thotë se sot, Kosova shënon Ditën e Çlirimit. 23 vjet më parë, iu dha fund përgjithmonë robërisë e vuajtjeve shekullore të popullit tonë.

Krasniqi në një postim në Facebook, shkruan se 23 vjet më parë, për Kosovën nisi një kohë e re, e lirisë, që i hapi rrugë ndërtimit e zhvillimit të vendit. “Kështu, rindërtuam shtëpitë e djegura, shkollat e reja, rrugët e autostradat, por edhe administratën, policinë e ushtrinë”.

“Jetësuam bashkë ëndrrën e shumë brezave për shtet e pavarësi. Për Kosovën e lirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Në këtë rrugëtim, u jemi falënderues përjetësisht miqve që na dolën krah, NATO-s e SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike”, shkruan tutje Krasniqi.

Por, sipas tij, posaçërisht sot, përkulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, të burgosurve, veprimtarëve e intelektualëve shqiptarë, që u angazhuan ditë e natë për këtë ditë.

“Nderojmë me respektin e përjetshëm luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve tanë, që Kosovën e kishin më të shtrenjtën”, shkruan tutje ai.

Krasniqi uron edhe themeluesve të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe çlirimtarëve të tjerë, të cilët padrejtësisht sot nuk janë pranë nesh.

“Këto sakrifica shekullore, që po vazhdojnë edhe sot, na rikujtojnë vazhdimisht çmimin e lartë të lirisë dhe obligimin që kemi për ta çmuar e për ta ruajtur atë. Urime Dita e Çlirimit, Kosovë!”, shkruan tutje Krasniqi.

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit!

Mund të jetë një imazh i 1 person, monument, ambiente të jashtme dhe teksti

N. Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke thënë se Kosova është e lirë falë gjakut të ushtarëve dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Haradinaj, në një postim në Facebook ka shkruar se kjo ditë është e shenjtë për Kosovën.

“E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës. Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!” shkroi ai.

Tutje shton Haradinaj, amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!

Kosovë, urime Dita e Çlirimit!

(E plotësuar) Mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri”

Në shënim të 23-vjetorit të Ditës së Paqes po mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ky manifestim u organizuar nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila tha se Bllaca 23 vite më parë ishte strehë dhe shpresë për popullin e Kosovës, pasi vetëm disa hapa ishin larg nga ndenja e sigurisë në tokën e shtetit fqinj.

“Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi për gratë e dhunuara, për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për të gjitha viktimat civile", tha ajo.

Kurse kryeministri Kurti tha, ndër të tjera, se në çdo 12 qershor kujtohet lufta dhe përjetimet për të mbrojtur tokën dhe shtëpinë tonë. 

“Është aq shumë e dhimbshme saqë ndjenjë e papërshkrueshme për shumë prej nesh që jetojmë sot këtu - pikërisht në Bllacë. Në vendin ku qindra mijëra shqiptarë kanë kaluar ditë e net të tëra nëpër tenda, në baltë, diell e shi, duke shpresuar që shpëtimi gjendet përtej kufirit”, u shpreh ai.

Krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, tek varri i komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familja Jashari, pastaj vazhduan me nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Dita e Paqes, FSK me preformancë në qendër të kryeqytetit

Valjeta Shala/ RTK

(E plotësuar, ora 11:29) Në shënim të 23-vjetorit të Ditës së Paqes, Orkestrës Frymore e FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së, bënë një preformancë, nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh  kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.

Foto: Valjeta Shala/ RTK

Osmani e Kurti nderojnë edhe ushtarët e rënë në Kosovë të NATO-s

(E plotësuar, ora 10:56) Në shënim të 23-vjetorit të Ditës së Paqes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, vazhduan me nderime, te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Nga këtu krerët shtetëror shprehen falënderime dhe mirënjohje për ushtarët e rëne dhe për shtetet mike të cilët kontribuon me ndërhyrjet e tyre në çlirim të vendit.

Presidentja Osmani-Sadriu duke shprehur mirënjohjen e secilit që shërbeu në çlirimin e Kosovës, tha se miqësitë e ndërtuar me SHBA-në dhe shtetet anëtare të NATO-s janë të shenjta, e të cilët e kultivojnë çdo ditë.

Kurse kryeministri Kurti tha se me punën e përditshme dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s për të çliruan Kosovën ia ka vlejtur shumë.

“Aeroplanët e NATO-s bombarduan për 78 ditë, por më 12 qershor sipas kryeministrit Kurti është dita kur trupat tokësore, këmbësoria e NATO-s i bashkëngjitet sulmeve nga ajri dhe në këtë mënyrë na bën të mundshme që për çdo vit, e sot janë bërë 23 vjet, ne ta kremtojmë 12 qershorin si ditë të çlirimit e të paqes”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti.

Krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi dhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familja Jashari.

Krerët e shtetit bënë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari

Foto: Valjeta Shala/ RTK

(E plotësuar, ora 09:56) Me rastin e 12 Qershorit - Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, krerët e shtetit sot bënë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

Krerët e institucioneve shtetërore, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari.

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu tha se në Prekaz u vulos liria jonë me sakrificën e komandat Jasharit dhe familjes së tij, “andaj theksoj se e kaluara asnjëherë nuk duhet harrohet”.

Kurse kryeministri, Albin Kurti, u shpreh se lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet dhe mendohet pa Jasharajt. “Lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet, nuk mund të mendohet dhe as nuk mund të paramendohet nga askush pa Jasharët”, tha Kurti.

Krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe tek varri i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit, në Kosovë po mbahen aktivitete të shumta në tërë vendin.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh  kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.

Krerët e shtetit bënë homazhe te varri i Rugovës e Demaçit

Foto: Valjeta Shala/ RTK

(E plotësuar, ora 08:54) Me rastin e 12 Qershorit - Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, krerët e shtetit sot bënë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Krerët e institucioneve shtetërore, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, për nder të 23 vjrtotit të hyrjes së NATO-së në Kosovë.

Më këtë rast, krerët shtetëror falënderuan misionin e NATO-s, kontributin e presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e Adem Demaçit për liri.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh  kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri i Rugovës

(E plotësuar, ora 08:45) Me rastin e 12 Qershorit - Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, krerët e institucioneve shtetërore, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Presidentja Osmani-Sadriu uroi të gjithë qytetarët për ditën e çlirimit dhe falënderoi kontibutdhënësit për përkushtimin qe ne sot e gëzojmë lirinë.

Kurse, Kurti ua ka uruar 12 qershorin, të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve në përgjithësi dhe njerëzve liridashës e paqedashës, këtë ditë të rëndësishme historike jo vetëm për Kosovën.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh  kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.

Kosova shënon sot Ditën e Çlirimit me shumë aktivitete

Naser Mekolli /RTKlive

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit, në Kosovë do të shënohen aktivitete të shumta.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmFoto: RTKlive

Aktivitetet do të nisin qysh në mëngjes, nga ora 08:30, me homazhe nga krerët shtetërorë te varri i presidentit Ibrahim Rugova, homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe më pas homazhe nga krerët shtetërorë në Prekaz, te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Krerëve shtetërorë vazhdojnë me nderime, te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë, performancën e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kurse në orën 12:00 mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës.

Për nder të 12 Qershorit - Ditës së Çlirimit, Komuna e Ferizajt organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.

Klubi i Futbollit "Rilindja" Prishtinë organizon turneun për fëmijë "Rilindja Kids Tournament 2022" në nderim të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh  kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.


MË SHUME NGA Lajme