Moti sot, me vranësira dhe intervale të shkurta me diell
BKT
Lajme

Moti sot, me vranësira dhe intervale të shkurta me diell

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell.

Gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në zonat malore dhe vise mesatare.

Sipas IHK-së, reshje me të theksuara parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera parashihen me më pak reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.


MË SHUME NGA Lajme