Osmani: Sherife Luta, personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Osmani: Sherife Luta, personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë

N. Mekolli /RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka kujtuar Sherife Lutën, duke thënë se ajo është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999.

Osmani në një postim, në Facebook, ka shkruar se: "23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. “23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit”.

“Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe!”, shkroi presidentja.

 

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme


MË SHUME NGA Lajme