21:19 / 12.06.2022
Kaplohet nga zjarri një objekt afarist në Ferizaj
Driton Ramadani/RTK
Një zjarr ka kapluar një objekt afarist për prodhimin e ngjyrave, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.
Incidenti besohet se ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe këtë lajm e ka konfirmuar Policia rajonale e Ferizajt.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen që ta lokalizojnë zjarrin.
Nuk njoftohet për të lënduar, por vetëm për dëme të mëdha materiale.
























