Studentët vranë frikën e Serbisë, në demonstratat e 1 tetorit 97 (Video)
Jeton Musliu / RTKlive
Demonstratat e studentëve me 1 tetor 1997, janë një pikë tjetër e rëndësishme në historinë e Kosovës.
Me lëvizjen studentore nisi edhe vrasja e frikës ndaj regjimit të Slobodan Milosheviqit.
Mihane Salihu në rrëfim për RTK-në me rastin e Ditës së Çlirimit, tregon se lagjja “Velania” në Prishtinë, i kujton asaj ballafaqimin, frikën, drojën, forcën e të panjohurën se çfarë do të ndodhte atë ditë, duke përfshirë edhe ndalimin marshit të studentëve nga kordoni policor.
“Mbaj mend momentin kur na ndaluan dhe ajo heshtja e ftohë, dhe momentin kur vendosëm të uleshim dhe kur ndërhyn policia”, kujton Salihu.
“Dhuna e parë e zhurma e parë e pendrekut të policisë kur bie mbi trupat e studentëve”, kujton Mihane Salihu, edhe më tej e ka të freskët në memorien e saj.
“Mbaj mend dëshirën për të ndryshuar e nevojën për të mbijetuar”.























