Si mbetën veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale?
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Si mbetën veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale?

Muharrem Miftari/RTKlive

U.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit, sipas tij, ky pushtet po do që t`i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Për të folur pikërisht për këtë temë në “Info Plus” është ftuar ushtruesi i detyrës të kryetarit  të OVL UÇK-së, Faton Klinaku,  

Ai ka sqaruar deklaratën e mëhershme që u ka bërë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Kam bërë thirrje deputetëve që të mos bien pre e një qeverie të papërgjegjshme, e cila shkel ligje dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, qeveri e cila deklarativisht thotë se ëshë për UÇK, por që faktikisht po vepron kundër saj, një qeveri e cila, siç po shihet me kryeneqësinë e Kryeministrit, është duke na çuar drejt një përplasjeje që nuk e dëshirojmë as ne”, tha Klinaku.

Ai i konsideron zyrtarët qeveritarë si mashtrues, sepse, shton ai, mashtrojnë kur thonë që është fshirë neni 18 i ligjit bazik.

“Pra, nëse është fshi, pse nuk ua ndalojnë veteranëve pensionet dhe pse po propozojnë për ndryshim të ligjit, sepse, nëse fshihet ky nen, pse po propozojnë për ndryshim ligjit, ngase nëse fshihet neni me ligjin, i cili nuk është në fuqi, nuk kanë nevojë të propozojnë ndryshim të ligjit që nesër këta po propozojnë ta miratojnë”, deklaroi Klinaku.

Ai sqaroi se ligji bazik nuk është funksional,sepse, sipas tij, nuk ka gjetur zbatim, ngase nuk është bërë kategorizimi, “bile nuk është formuar as komision për këtë çështje”.

“Këta nuk mund ta bëjnë kategorizimin e as pastrimin e listave të veteranëve, sepse dosjet janë në gjykatë, kot del ligji në fletën zyrtare”, sqaroi Klinaku.

Klinaku kritikoi zyrtarët institucionalë për zvarritjen e kësaj çështjeje, sepse, sipas tij, interesi i tyre është vetëm vota.

“Ne i bëjmë thirrje pushtetit, por edhe pakicave, që janë në bashkëqeverisje, si edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë ligjin, të mos e mbështesin Qeverinë, se ndryshe do t’i bartin pasojat vet këta”, theksoi Klinaku.

Ai më tej shtoi se protestat e ardhshme do të mbahen në tenda dhe do të qëndrojnë nat e ditë.

Ndërsa lidhur me vizitën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, që do të realizojë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Klinaku tha se edhe kjo është një lloj hipokrizie, ngase, siç tha ai, kryeparlamentari ka votuar ligjin që heq veteranët e luftës nga paga minimale, në njërën anë, e në anën tjetër të shkojë të vizitojë veteranët e luftës në Hagë.

Në vend të kësaj, këta do të duhej të punonin me ndërkombëtarët që t’u dalin në ndihmë atyre atje, sepse po u shkelin të drejtat elementare të njeriut.

(E plotësuar) Veteranët e UÇK-së nesër nuk protestojnë

Kimete Kasumi/ RTKlive

U.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit, sipas tij, ky pushtet po do që t`i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Ai ka  theksuar se nuk mund të organizojnë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër dhe poashtu ai ka thënë se veteranët duhet që të jenë në kontakt me degët e tyre në mënyrë që kur t’i thërrasin të dalin sa më masovikisht.

"Nuk mund të organizojmë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që kur ju thërrasim të dilni sa më masovikisht. Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona", ka shkruar Klinaku në Facebook.

Klinaku, një thirrje ka edhe për deputetët e pozitës dhe opozitës, duke kërkuar nga ta që mos ta miratojnë ‘ligjin diskrimnues ndaj kategorive të luftës’.

“Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës. Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t'i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme