18:14 / 13.06.2022
Bale për “BBC” zbulon të ardhmen
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Uellsiani Gareth Bale në një intervistë për “BBC”, ka folur për të ardhmen e tij.
Bale pak ditë më parë u largua zyrtarisht nga Real Madridi. Ish-ylli i Tottenhamit, akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Bale thotë se dëshiron të firmos për një skuadër e cila do t’i jep mundësinë që të jetë në formë sa më të mirë për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
“Nuk e di se cilin ekip do të zgjedh. Do ulem dhe të flas me familjen time, por edhe me trajnerin e Uellsit”, tha ai.
“Do të zgjedh mundësinë më të mirë për të qenë në formë për periudhën tetor-nëntor”, theksoi Bale.























