Sveçla merr pjesë në hapje të panairit së sigurisë Eurosatory
Muharrem Miftari/RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori sot pjesë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë - Eurosatory, i cili mbahet nga 13-17 qershor, në Paris.
Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka shkruar se Eurosatory është një mundësi për t'u njohur me zhvillimet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë.
Panairin e hapi kryetari i Francës, Mauel Macron, i cili vuri në pah rëndësinë e investimeve në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të sigurisë.
Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka shkruar se Eurosatory është një mundësi për t'u njohur me zhvillimet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë.
“Së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë do të kemi mundësinë të njoftohemi me zgjidhjet më të reja dhe të avancuara të teknologjisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, të arriturat e fundit në industrinë e armëve dhe pajisjeve të tjera, si dhe vendosjen e bashkëpunimit me shumë shtete që e kanë të zhvilluar dhe të avancuar këtë industri”, ka shkruar Sveçla.
Tutje ai ka shprehur përkushtimin për avancimin e politikave të sigurisë, përmes investimit dhe mobilizimit drejt rritjes së sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse, për të siguruar jo vetëm siguri dhe mbrojtje në vendin tonë, por edhe më gjerë.























