Haradinaj: Të gjithë qytetarët brenda një sistemi energjetik
BKT
Lajme

Haradinaj: Të gjithë qytetarët brenda një sistemi energjetik

Muharrem MIftari/RTKlive

Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka reaguar lidhur me pavarësinë energjetike në vend.

“Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta”, ka shkruar ai.

Prandaj, theksoi ai, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë.

Sipas tij, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar, por edhe me kosto të papërballueshme.

Më tej, ai sugjeron se çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike.


MË SHUME NGA Lajme