22:14 / 13.06.2022
Osmani ka mbajtur takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme
Muharrem Miftari/RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.
Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë.























