Analistët me mendime pro dhe kundër ministres Gërvalla
BKT
Foto / RTK
Lajme

Analistët me mendime pro dhe kundër ministres Gërvalla

Besart Galica: RTK

Shkrimi i djeshëm i ministres Donika Gërvalla në facebook lidhur me 23 vjetorin e çlirimit, ka pasuar me reagime të shumta si nga opozita, por edhe nga shoqëria civile. Krejt kjo pasi, sipas tyre, ministrja Gërvalla askund nuk e falënderoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për kontributin e saj për liri.

Ky shkrim në facebook i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, lidhur
me 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Mospërmendja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si faktor bosht në çlirimin e Kosovës, opinionisti
kosovar Ismail Tasholli e sheh me sy kritik.

“Kjo është në kuadër të idhnaksisë tonë të përditshmërisë politike dhe mund ta quaj lehtë si qëndrim skandaloz, sepse mos të përmendësh UÇK-në si faktorin kryesor të ndërrimit të paradigmës së politikës në Kosovë pos që është absurde, është edhe çnjerëzore në vetvete, sepse do të thotë të mos respektosh tendencat e një lufte ose përpjekjen e tyre për arritjen e qëllimtë, siç është sot liria e fjalës, madje edhe zonja Gërvalla mund edhe të mos i përmend“, thotë Ismail Tasholli, analist.

Ndryshe nga Tasholli, analist Xhevdet Pozhari ka mendim tjetër.

“Jam i pirur të besoj se ministrja Gërvalla  ka falënderuar ata të cilët kanë ardhur që të na ndihmojnë ngaqë të gjithë pjesëtaret e UÇK-së e kanë pasur për obligim si çdo banor i këtij vendi që të  sakrifikojnë për lirinë e këtij vendi, nuk mendoj që ka ndonjë tendencë të caktuar, ashtu siç është paraqitur në medie pasi që edhe vet ajo është bijë e veprimtarëve që kanë kontribuar për pavarësinë e këtij vendi”, tha Pozhari.

Reagime për shkrimin e ministres Gërvalla ka pasur edhe nga organizata e veteranëve të luftës,
deputetë të opozitës dhe shoqëria civile.


MË SHUME NGA Lajme