Rama: Procesi i ndërtimit të xhamisë në binar të duhur
BKT
Lajme

Rama: Procesi i ndërtimit të xhamisë në binar të duhur

Shqipe Gashi/RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dhënies së lejes për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë.

Rama, përmes një njoftimi në rrejte sociale, ka thënë se procesi i ndërtimit të xhamisë është vënë në binarët e duhur.

Ai, mes tjerash, vuri në pah procedurat e stërgjatura lidhur me pajisjen e BIK-ut me kushtet e ndërtimit të kësaj godin fetare që mori disa vite kohë.

“Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit”, ka shkruar kryetari Rama.

Tutje, kryetari Rama çoi mesazhin te banorët ë lagjeve Dardania e Ulpiana duhet të gëzojnë të drejtën e praktikimit të fesë në mënyrë të dinjitetshme.

Postimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Prishtinës:

Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur!  

Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit.

Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar!


MË SHUME NGA Lajme