09:53 / 14.06.2022
Arrestohet zyrtari për ryshfet lidhur me subvencionet
F.Sertolli / RTKlive.com
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar të martën se ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, i cili dyshohet se në cilësinë e zyrtarit komunal ka marrë para prej disa personave.
Sipas raportit policor paratë janë marrë me premtimin se do t’u ndihmonte me plotësimin e dokumenteve për të marrë subvencione po nga kjo komuna.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
.























