Gjermani-Itali, ja formacionet zyrtare të super-duelit të sontëm
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Gjermania dhe Italia do të ndeshen sonte në stadiumin “Borussia-Park”, sfidë kjo që luhet në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja gjerman në duel me ‘Azurët’ vjen pas tri barazimi, dhe sonte opsion të vetëm e ka fitoren.
Pikët e plota në këtë sfidë që parashikohet të sjellë një ndeshje të madhe, do t’i kërkojë edhe skuadra e Roberto Mancinit në mënyrë që të mbajë kreun e Grupit 3.
Momentalisht, Grupin 3 të Ligës A e kryeson Italia me gjithsej pesë pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Gjermanisë, që zë vendin e tretë me vetëm tre pikë.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Raum, Rudiger, Sule, Klostermann; Kimmich, Gundogan; Sane, Muller, Hofmann; Werner
Italia (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Mancini, Bastoni, Spinazzola; Frattesi, Cristante, Barella; Politano, Raspadori, Gnonto
Sfida mes Gjermanisë dhe Italisë nis në orën 20:45.























