Hungaria trondit Anglinë
BKT
Sport

Hungaria trondit Anglinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Hungaria është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Anglinë.

Hungarezët mposhtën në udhëtim ‘Tre Luanët’, me rezultat 0-4, në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të Ligës A, grupi 3 në Ligën e Kombeve.

Pakkush e ka pritur së Hungaria do të mund t’i shkakton debakël anglezë në shtëpinë e këtyre të fundit.

Sallai në minutën e 16-të dhe 70-të shënoi dygolësh, derisa nga një gol  realizuan Nagy në minutën e 80-të dhe Gazdag tetë minuta më vonë në fitoren e Hungarisë.

Pas kësaj fitore, Hungaria kryeson Grupin 3 me shtatë pikë të tubuara, një më shumë së Gjermania, kurse, Anglia është e fundit më vetëm dy pikë.