Gjermania demolon Italinë
BKT
Sport

Gjermania demolon Italinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Gjermania e ka ‘shkel’ Italinë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-2, sonte në kuadër të Ligës A, Grupi 3 në Ligën e Kombeve.

Skuadra gjermane bëri paraqitje fantastike duke e demoluar ekipin e Roberto Mancinit.

Kimmich (10’), Gundogan (45), Muller (51’) dhe Werner (68’, 69’), shënuan në fitoren e gjermanëve, derisa për italianët  realizuan Gnonto (78’) dhe Bastoni (90’).

Pas kësaj fitore, Gjermania ngjitët në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se lideri i tabelës, Hungaria, derisa Italia ndodhet në vendin e tretë me pesë pikë të grumbulluara.