Festivali i Këngës në RTSH, nisin aplikimet për edicionin e 61-të
RTSH
Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për t’u bërë pjesëmarrës në Festivalin e 61-të të Këngës ë RTSH.
Për të marrë pjesë në përzgjedhje, kërkohet:
- Versioni final i kënduar i këngës (jo më shumë se 4 minuta i gjatë);
- Versioni final i instrumentales, me dhe pa zërat shoqërues;
- Teksti i plotë i këngës;
- Emrat e autorëve të këngës, poeti dhe kompozitori;
- Foto artistike, biografi e këngëtarit apo grupit, përfshirë aktivitete, çmime e veçanti të tjera;
Mungesa e njërës prej kërkesave, mund t’ju bëjë të pavlefshëm për përzgjedhjen!
Mënyra e aplikimit është duke dorëzuar dosjen pranë Zyrës së Protokollit të Radio Televizionit Shqiptar ose duke i dërguar në postën elektronike, në adresën e dedikuar të Festivalit:[email protected]