Kurtit e Konjufcës do t’u kontrollohet pasuria
Fadil Sertolli / RTKlive.com
Agjencia e Kundër Korrupsionit duke filluar nga sot deri në fund të këtij viti do të kontrollojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë e shtetëror të Kosovës.
Shorti i cili është bërë këtë të mërkurë nga Agjencia Kundër Korrupsion, pasuria do t’i kontrollohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ministrave të kabinetit qeveritarë e kryetarë partish.
Po ashtu çështja e kontrollit të pasurisë u bëhet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve u ka rënë shorti.
Sipas drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, për të evituar lëshimet eventuale gjatë procesimit të të dhënave, Agjencia kundër Korrupsionit përmes personave kontaktues, javën e kaluar, ka dërguar te subjektet deklaruese regjistrat e deklarimit të pasurisë dhe tashmë ka pranuar përmirësimet nga ta.
“Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, ka thënë i pari i AKK-së, Yll Buleshkaj.

























